Deprecated: Function create_function() is deprecated in /homepages/39/d252297167/htdocs/pmwiki/pmwiki.php on line 497

Deprecated: Function create_function() is deprecated in /homepages/39/d252297167/htdocs/pmwiki/pmwiki.php on line 497

Deprecated: Function create_function() is deprecated in /homepages/39/d252297167/htdocs/pmwiki/cookbook/blogit/blogit.php on line 904

Deprecated: Function create_function() is deprecated in /homepages/39/d252297167/htdocs/pmwiki/pmwiki.php on line 497

Deprecated: Function create_function() is deprecated in /homepages/39/d252297167/htdocs/pmwiki/pmwiki.php on line 497

Deprecated: Function create_function() is deprecated in /homepages/39/d252297167/htdocs/pmwiki/pmwiki.php on line 497

Deprecated: Function create_function() is deprecated in /homepages/39/d252297167/htdocs/pmwiki/pmwiki.php on line 497

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /homepages/39/d252297167/htdocs/pmwiki/pmwiki.php:497) in /homepages/39/d252297167/htdocs/pmwiki/cookbook/blogit/blogit.php on line 981

Warning: count(): Parameter must be an array or an object that implements Countable in /homepages/39/d252297167/htdocs/pmwiki/cookbook/captcha.php on line 77

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /homepages/39/d252297167/htdocs/pmwiki/pmwiki.php:497) in /homepages/39/d252297167/htdocs/pmwiki/pmwiki.php on line 1317
LUTUNI PER SHQIPERINE - Blog - Raport per lutjen dhe agjerimin 21 ditor, nga Kisha e Nazaretasit, Tirane

Do te doja te ndaja me ju qe keni ne zemer lutjen dhe qe lutja eshte forca dhe inkurajimi juaj. Kisha e Nazaretasit ne Tirane praktikoi vitin e kaluar per here te pare ne fillim te muajit janar agjerimin 21 ditor. Kjo kishe ka patur dhe projekte 6 – mujore te lutjes dhe agjerimit qe anetaret mbulojne per 24 ore me rotacion.

Keshtu;

  1. duke pare bekimet qe Perendia ka derdhur gjate kesaj kohe,
  2. te frymezuar nga “heronjte” e Bibles,ku permes lutjes dhe agjerimit ndryshuan situatat dhe rrethanat,
  3. duke u sfiduar nga kisha te ndryshme,ne Shqiperi apo Kisha Nderkombetare,
  4. dhe prej sfides se forte qe morem permes librit "Fasting" nga Jentezen Franklin ("Agjerimi") shijuam ne menyre te vecante takimin tone me Perendine permes agjerimit 21 ditor.

Moren pjese 5 persona, por cdo dite te 2010 kemi pare te derdhur bekime mbi ne. Keto bekime frymore kane qene individuale dhe si bashkesi. Keshtu, gjate vitit 2010, kane bere lutjen e shpetimit 25 persona, dhe 7 te tjere u pagezuan. Para disa vitesh isha e vetme ne familjen time qe besoja ne Jezusin, dhe per kete nuk e kam patur te lehte, por gjate 2010 motra e madhe beri lutjen e shpetimit dhe familja e saj eshte ne Zotin, nderkohe qe motra tjeter ka pranuar Jezusin dhe eshte pagezuar bashke me burrin e saj dhe djalin e tyre. Sa shume Hir ka ne Jezusin ! Para 2 vitesh ne nje seminar lutjeje kam marre premtimin se e gjithe familja ime do te vije tek Perendia. Sot po shoh qe muret e larta po shemben dhe shpetimi po vjen. Is. 25 : 11-12. Vep. 16 : 31. Nderkohe anetare te tjere te kesaj kishe jane rikthyer per nje riperkushtim te plote, dhe eshte kaq bukur te degjosh prej tyre deshmine sesi Zoti i ka mbajtur fort dhe i ka thirrur serisht tek Ai.

Personalisht, perfshirjen e kishes se Nazaretasit ne Rrjetin e Lutjes per Shqiperine e shoh si nje bekim, inkurajim dhe sfide duke menduar se lutjet e tua jane duke u ngritur tek Perendia te unifikuara me motra dhe vellezer ne cdo cep te Shqiperise per te ndryshur kete vend per lavdi te emrit te Tij.

Te gjitha keto ishin nxitje per anetaresine e kishes se Nazaretasit per te filluar ne lutje dhe agjerim 21 ditor se bashku me kisha te ndryshme ne kete vend. Kjo kohe ka qene shume bekim. Kete here moren pjese 12 persona, dy prej te cileve po vazhdojne te agjerojne deri ne 40 dite. Bekim ishte fakti i pjesemarrjes dhe per 2 besimtareve adoleshente. Nje muaj para se te fillonte agjerimi, vendosem se bashku qe gjate gjithe kesaj kohe, 05 – 25 janar, do te kalonim ne mengjes heret 06 – 08, nje kohe lutje. Keshtu kisha ka qene e hapur cdo dite ne mengjes per gjithe ata qe kishin mundesi per te ardhur ne kete kohe. Lutje te ndryshme jane drejtuar; per kombin, per Kishen Kombetare, per ngritjen e drejtuesve dhe pastoreve te rinj, per gjitha ata qe ne vitet e ndryshme kane marre nje thirrje, po per shkaqe te ndryshme kane braktisur sherbesat, per situaten politike, per drejtesi ne institucionet e ndryshme qe drejtojne vendin, per thyerjen e krenarise mashkullore dhe kthimin e tyre tek Perendia, etj.

Gjate gjithe agjerimit pervec lutjes kjo kohe eshte shoqeruar me leximin e Bibles dhe literature te ndryshme te krishtere. Dy nga vargjet qe kam ndier fort ne kete kohe : Ezek.16 : 49. “ Kjo qe paudhesia e motres sate Sodoma; ajo dhe bijat e saj jetonin ne kryelartesi, ne bollekun e bukes dhe ne nje plogeshti te theksuar, por nuk perkrahnin doren e te pervuajturit dhe te te varferit.” Sa here ne mendojme per Sodomen dhe Gomorren mendja shkon vetem per imoralitet, dhe ne si te krishtere mendojme se jemi ne rregull. Por profeti Ezekiel thote se Sodoma ishte e mbuluar nga krenaria dhe nuk ishte e perulur, nuk perkrahu te varferin dhe jetonte ne bollek. Sa prej nesh te krishtereve kujtohemi per te varferit? Sa shpesh ne identifikohemi me ta? Permes agjerimit ne kuptojme urine e tejskajshme te mijera personave qe shtrihen ne mbremje duke enderruar qe diten tjeter do te kene te hane nje cope buke. Ku eshte perulja jone? A jemi ne mjaftueshem te perulur si Jezusi kur u lau kembet dishepujve te Tij? Ne rendim si bota ne punet, ne deshirat dhe vrullin e botes pa u perulur para Fronit te Hirit per te kerkuar ne menyren e duhur, me lutje e sterlutje, me lot, pastrimin e Kishes Shqiptare, clirimin e ketij vendi nga korrupsioni, thyerjen e mallkimit te brezave te tere e te trasheguar deri tek ne, shpetimin e ketij kombi per lavdi te emrit te Zotit.

E gjithashtu serisht nje varg inkurajues qe me ngrohu zemren si pergjigje te lutjeve tona. Per disa dite rresht, ndersa lutesha, kam marre prej Tij kete varg : “ Une kam per te degjuar ate qe Perendia, Zoti ka per te thene; me siguri Ai do t’i flase per paqe popullit te Tij dhe shenjtoreve te Tij, por nuk do te lejoje qe ata te jetojne perseri si njerez pa mend.” Ps. 85: 8. Zoti ka degjuar lutjet tona.

Ne javen e pare te ketij agjerimi dy prej burrave te kesaj kishe moren nje zemer per te filluar nje takim me djem dhe burra, kryesisht te anetareve te kishes sone. Jemi lutur shume per kete dhe jemi gezuar kur kjo gje ishte marre dhe prej kishes ne Memaliaj, prej Danilel Reichert, nje njeri me shume zemer per lutjen. Menjehere kane filluar vizitat dhe takimet me personat dhe ne 26 janar u zhvillua takimi i pare per meshkuj. Ne kete takim moren pjese 14 persona dhe presim qe ne takimet e tjera do te kemi te tjere dhe te shpetuar.

Tani jemi duke pritur bekimet e Zotit per kete vit. Presim qe shume do t‘i shtohen mbreterise se Tij. Zoti do te derdhe bekimet e Tij per kete komb per shkak te besnikerise te popullit te tij. Shume faleminderit per gjithe ju, qe kete kohe sakrifice ia perkushtuat Perendise, duke ditur se Ai eshte besnik dhe do te shperbleje gjithesecilin prej nesh ne Hirin dhe meshiren e Tij .

Uroj shume bekime mbi ju,

Eda Xhakollari

Komente

  1. Nga rudina, më October 06, 2011, at 06:24 AM m'u mbushen syte me lot kur e lexova. Zoti ju bekofte dhe qofte shtepia e Perendise ne Shqiperi nje shtepi lutjeje dhe ofrimesh falenderimi e sakrificash, ashtu sic eshte edhe ne zemren e Tij.

Shkruaj një koment

Cdo koment duhet aprovuar para se të shihet


Emri (e detyruar):

E-mail (e detyruar, nuk do të botohet):

Websajt-i:


Shtyp tekstin