Deprecated: Function create_function() is deprecated in /homepages/39/d252297167/htdocs/pmwiki/pmwiki.php on line 497

Deprecated: Function create_function() is deprecated in /homepages/39/d252297167/htdocs/pmwiki/pmwiki.php on line 497

Deprecated: Function create_function() is deprecated in /homepages/39/d252297167/htdocs/pmwiki/cookbook/blogit/blogit.php on line 904

Deprecated: Function create_function() is deprecated in /homepages/39/d252297167/htdocs/pmwiki/pmwiki.php on line 497

Deprecated: Function create_function() is deprecated in /homepages/39/d252297167/htdocs/pmwiki/pmwiki.php on line 497

Deprecated: Function create_function() is deprecated in /homepages/39/d252297167/htdocs/pmwiki/pmwiki.php on line 497

Deprecated: Function create_function() is deprecated in /homepages/39/d252297167/htdocs/pmwiki/pmwiki.php on line 497

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /homepages/39/d252297167/htdocs/pmwiki/pmwiki.php:497) in /homepages/39/d252297167/htdocs/pmwiki/cookbook/blogit/blogit.php on line 981

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /homepages/39/d252297167/htdocs/pmwiki/pmwiki.php:497) in /homepages/39/d252297167/htdocs/pmwiki/pmwiki.php on line 1317
LUTUNI PER SHQIPERINE - Blog - Main

Dita globale e lutjes

Dita globale e lutjes (DGL)
--Joel 2:12-13, 16

"Prandaj tani", thotë Zoti, "kthehuni tek unë me gjithë zemrën tuaj, me agjërime, me lot dhe me vajtime". Grisni zemrën tuaj dhe jo rrobat tuaja dhe kthehuni tek Zoti, Perëndia juaj, sepse ai është i mëshirshëm dhe plot dhembshuri, i ngadalshëm në zemërim dhe me shumë dashamirësi, dhe pendohet për të keqen që ka dërguar…….Mblidhni popullin, shenjtëroni kuvendin, mblidhni pleqtë, mblidhni fëmijët dhe foshnjat e gjirit. Të dalë dhëndrri nga dhoma e tij dhe nusja nga dhoma e saj e nusërisë.

Qellimi kryesor i DGL-ës është për të pasur një proces pendesë dhe lutjeje dhe që ne t'i kërkojmë Perëndisë:

  • Të na i falë mëkatet tona
  • për restaurimin e kishës.
  • për shërimin e kombeve.

Gjithë komunitetet inkurajohen të qëndrojnë para Zotit dhe të bashkohen në lutje pendesë për një ditë në vit. Ne lutemi bazuar mbi dy vargje:
2 Kronikave 7:14 - në qoftë se populli im, i cili thirret me emrin tim, përulet, lutet, kërkon fytyrën time dhe kthehet prapa nga rrugët e këqija, unë do ta dëgjoj nga qielli, do t`i fal mëkatin e tij dhe do ta shëroj vendin e tij.

Habakuk 2:14 - Sepse dheu do të mbushet me diturinë e lavdisë së Zotit, ashtu si ujërat mbushin detin.

Lutja per Botën

Për të inkurajuar unitetin në lutje, ju lutem të mos bëni ndryshime në Lutjen për Botën.

Një Lutje Për Botën

..ata me një mëndje e ngritën zërin tek Perëndia - Vep 4:24

Zot i madhërishëm Atë, Bir dhe Shpirti i Shenjtë

Së bashku me gjithë besimtarët në të gjithë botën
Në mblidhemi sot për të lavdëruar emrin Tënd.
Ti je krijuesi i qiellit dhe tokës.
Askush nuk është si ty, i shenjtë dhe i drejtë në të gjitha rrugët e Tua.
Në përulemi para autoritetit Tënd si Mbreti i universit.
Në lutemi njëzëri për të vëndosur fronin Tënd në zemrat tona
Dhe që ne të nderojmë Ty para njerëzve.
----

Zoti Perëndi, vetëm Ti je i denjë për adhurimin dhe lavdërimin

Ati ynë në qiell

Faleminderit që e deshe botën kaq shumë
Sa dhe Birin Tënd të vetëm, Jezus Krishtin
Për të vdekur për mëkatet tona
Në mënyrë që ne të pajtoheshim me Ty.
Ne me mirënjohje të thërrasim Ty, Atë, dhe jemi mirënjohës që na quan fëmijët e Tu.
Asgjë nuk mund të na ndajë nga dashuria Jote.
Faleminderit Ati ynë që na adoptove në familjen Tënde për shkak të Jezus Krishtit, Shpëtimtarit tonë.

Zot Jezus Krisht, Vetëm Ti je i denjë të hapësh rrotullën e historisë,
Sepse Ti u there dhe na bleve tek Ati me gjakun Tënd.
Në rrëfejmë se Ti je Kreu i Kishës
Dhe Zot i qiellit dhe i tokës.
Ardhshin tek Ti njerëz nga çdo komb, gjuhë dhe fis
Në mënyrë që bekimi Yt të sjellë transformim midis të gjithë popujve.
Mbretëria Jote u themeloftë në çdo komb në tërë botën
Në mënyrë që qeveritarët të sundojnë me drejtësi.
U lartësoftë Emri Yt nga lindja e diellit deri në perëndimin e tij.

Jezus Krisht, Ti je Shpëtimtari i botës dhe Zoti mbi gjithçka.

... ata unanimisht e ngritën zërin te Perëndia... Veprat 4:24 (LIM)

%25center%25Ati i Mëshirës dhe Hirit.

Ne pranojmë se kemi mëkatuar
>Dhe se bota ku jetojmë është nën pushtetin e mëkatit.
Zemrat jona vajtojnë për shkak të padrejtësive, urrejtjes dhe dhunës.
Jemi të turpëruar nga tirania, racizmi dhe derdhja e gjakut në vendet tona
Ne vajtojmë për jetët e humbura në luftra, vrasje dhe terrorrizëm. Familjet po shkatërrohen dhe kishat po ndahen për shkakë të rrebelimit dhe krenarisë Jetët tona janë ndotur nga egoizmi, lakmia, idhujtaria dhe mekati seksual. Kemi trishtuar zemrën Tënde dhe i kemi sjell turp Emrit Tënd. Ki mëshirë për ne kur pendohemu me gjithë zemër.

Zoti i mëshirës, fali mëkatet tona, Hidhë mëshirën Tënde dhe shëro vendinë tonë

%25center%25Shpirt i Zotit të Gjallë

Pa Ty ne nuk mund të bëjmë asnjë gjë Trasformo kishën Tënde në imazhin e Jezu Krishtit. Cliro fuqinë Tënde për të sjell shërim të sëmurëve Liri të shtypurve dhe ngushëllim atyre që vajtojnë.

Hidh dashurinë Tënde në zemrat tona dhe na mbushë me dhembëshuri Për të dëgjuar thirrjen e të uriturit dhe të pastrehit. Të jetimit , vejave dhe të moshuarve për të cilët Ti kujdesesh Na jep urtësi dhe njohuri për gjërat komplekse me të cilat përballemi sot Na ndihmo që t’i përdorim burimet që kemi me urtësi dhe për të mirën e të gjithve.

Shpirt i Shenjtë, kemi nevoj për ngushëllimin dhe drejtimin Tënd. Trasformo zemrat tona.

Zot Jezus Krisht, Për shkak se Ti vdiqe, u ringjalle dhe Ati të ka dhënë Emrin mbi Emra, Ti mboshtë të gjitha fuqitë e të ligut. Rrëzo pengesat dhe ideologjitë që i rezistojnë njohjes Tënde Hiq velin e errësirës që ka mbuluar njerëzit Kufizo të ligun që nxitë dhunë dhe vdekje Sill clirim ndaj pushtimeve demonike Thyej skllavërin, pushtimin dhe sëmundjet Na mbush me kurajo për të shpallur Fjalën Tënde Dhe që të ndërhyjmë për të humburit në mënyrë besnike.

Zot i Fuqishëm , na cliro nga i ligu. Mbret i Lavdisë, Eja dhe mbaro punën në qytetet tona, njerëzit tanë dhe kombin tonë. Në ngremë zërin tonë në unitet së bashku me besimtarët nga Afrika, Asia, nga Lindja e Mesme, Evropa, Amerika e Veriut dhe Jugut, nga Australia dhe ishujtë e Paqësorit, dhe së bashku thërrasim

O porta, coni kokat tuaja: hapuni krejt o porta të përjetshme dhe Mbreti i Lavdisë do të hyjë.

Kur veprat e Tua do të shtohen nëpër botë Kur Ti do bekosh kombet, Ata do të kërkojnë dhe do të pyesin

“ Kush është mbreti i Lavdisë?”

Atëherë ne së bashku do tu përgjigjemi:

Ai është Mbreti i Lavdisë, Zoti i Ushtrive. Bekuar kush vjenë në emër të Zotit. Eja dhe mbushe tokën me lavdinë Tënde ashtu si ujrat mbushin detet Dhe Fryma dhe Nusja thonë EJA

Amen! Eja Zoti Jezus._

10 Dite Lutjeje - 13 Maj 2010 deri 22 Maj 2010

10 dite lutjeje

DITA 1

E ENJTE 13 MAJ

RIGJALLEROHU

      Ati yne qe je ne qiell……

    * Qe Perendia te rigjalleroje dhe bashkoje njerezit e Tij si nje familje para Tij.
    * Per te krishteret e lehundur/dobet qe te pendohen dhe kthehen tek Ati Perendi, te mesojne ti binden dhe besojne Atj.
    * Per levizje te fresketa lutjeje te cilat kerkojne fronin e hirit me kembengulje.

DITA 2

E PREMTE 14 MAJ

ZBULO

      ...u shenjterohe emri yt...

    * Qe e verteta e karakterit te Perendise te lartesohet dhe nderohet
    * Qe Perendia te dalloje Veten nga cdo perendi I rreme dhe te ekspozoje/tregoje cdo gje qe flitet per Te.
    * Qe fjala e Perendise e shpallet ne cdo popull dhe vend anembane botes. Qe shkrimet te perkthehen dhe te jene ne dispozicion te cdo populli.

nje thirrje per tu KTHYER

“"Prandaj tani", thotë Zoti, "kthehuni tek unë me gjithë zemrën tuaj, me agjërime, me lot dhe me vajtime"— Joel 2:12

Lexoni Joelin 2:12-14 me ze te larte. Mendoni se si kjo ore mund te jete aq shume e rendesishme ashtu si ne jeten e Joelit edhe sot. Per arsye te ndryshme shume nga njerezit e Perendise mund te jene larguar nga Ai. Por tani Ai kerkon qe ne te kthehemi me gjithe zemren tone. Te kthehemi tek Zoti nuk do te thote qe thjesht te kthehemi perseri ne kishe dhe te largohemi nga mekatet; do te thote qe ta kemi vemendjen 100 % tek Zoti, dhe te afrohemi tek Ai me besim ne dashurine e Tij te mrekullueshme. Ndersa kthehemi tek Ai, A deshiron te kthehet tek ne. Dashuria e Tij e madhe jo vetem na shpeton nga mekatet por siguron bekime duke na dhene mundesine per ti dhuruar Atij adhurim te mahnitshem.

DITA 3

E SHTUNE 15 MAJ

SUNDO

      ...Ardhte mbreteria jote...

    * Qe shume te terhiqen nga fuqia e ungjillit dhe te nenshtojne jeten e tyre ne Jezus Krishtin, me qellim qe ta duan dhe ndjekin Ate si mbret.
    * Qe ndjkesit e Krishtit te ecin ne ploteisne e frymes se Perendise e te jetojne ne ngjashmeri me Krishtin.
    * Qe zoterimi I Krishtit te influencoje/ndikoje cdo pjese te qyteteve dhe shoqerise sone

DITA 4

E DIEL 16 MAJ

TRANSFORMIM

...dhe vullneti Yt te behet ne toke si ne qiell....

    * Qe njerezit e Perendise te sjellin ndikimin dhe bekimin e Krishtit ne cdo aspect te biznesit, arteve, edukimit dhe qeverisjes ne menyra qe sjellin transformim te perjetshem.
    * Qe urtesia e Perendise te jete mbi qeveritaret duke sjelle ndryshime te cilat do te rrisin drejtesine.
    * Qe drejtesia, paqja dhe gezimi I mbreterise se Krishtit te behen realitet me ane te fuqise se Frymes se Shenjte.

Nje thirrje per tu MBLEDHUR

"Prandaj tani", thotë Zoti, "kthehuni tek unë me gjithë zemrën tuaj, me agjërime, me lot dhe me vajtime". Mblidhni popullin, shenjtëroni kuvendin, mblidhni pleqtë, mblidhni fëmijët dhe foshnjat e gjirit. Të dalë dhëndrri nga dhoma e tij dhe nusja nga dhoma e saj e nusërisë. Midis portikut dhe altarit le të qajnë priftërinjtë, ministrat e Zotit, dhe le të thonë: "Fale, o Zot, popullin tënd dhe mos ia lër trashëgiminë tënde turpit apo nënshtrimit nga ana e kombeve. Sepse do të thonë midis popujve: "Ku është Perëndia i tyre?"". Joel 2:15:17

Lexoni Joelin 2:15:17. Per tu penduar si popull ne duhet te vijme para Perendise. Ai do te na takoje ne si popull. Per kete arsye Ai kerkon qe ne te thyejme rutinen dhe te mblidhemi se bashku para Tij ne grupe te vogla e te medha. Eshte nje kohe per te hequr dore nga zakonet e perditshme, te agjerojme nga dieta jone e zakonshme madje edhe te levizim nga shtepia/familaj per te adhuruar ne nje menyre te vecante. Po c’eshte gjithe kjo urgjence? Sepse dicka e mrekullueshme eshte duke ndodhur per lavdine e Perendise. Le ti lejojme zemrat tona te zemerohen nga gjarat, qe ne si njerez te Perendise bejme qe e turperojne Atin. Bota mund te mendoje qe ne nuk kemi Perendi. Mendoni per gjerat qe e trishtojne zemren e Perendise dhe lutuni qe AI do te na transformoje per ti dhene Atij lavdine qe meriton.

DITA 5

E HENE 17 MAJ

SIGURO

      ...Buken tone te perditshme na jep sot… 

    * Per plotesim te nevojave baze te te varferve, ushqim, uje, sherbim shendetesor per te semuret dhe strehe per femijet.
    * Qe njerezit e Perendise do te behen ndihma e Frymes se Tij, agjente te sherimit dhe ndryshimit duke sjelle bollek, drejtesi dhe paqen qe Perensdia deshiron.
    * Qe njerezit e Perendise te thyejne modelet e varferise ne komunitetet e tyre, duke permbushur premtimet dhe bekimet e Perendise ne mes te gjithe popujeve.
    * Qe te krishteret e veprojne me dhembshuri dhe kembengulje ndaj semundjeve dhe te sherbejne me dashuri ne situate te epidemive te madha, si HIV Sida.

DITA 6

E MARTE 18 MAJ

FALJE

 ...Na fal mekatet tona…

    * Qe Fryma e Perendise te levize ne zemrat e burrave dhe grave me qellim qe ata te jene ne gjendje te shikojne se si Perendia zemerohet dhe se si jeta a tyre mund te shkaterrohet nga mekati.
    * Qe Fryma e Perendise te fuqizoje njerezit per te braktisur modelet e mekatit dhe te gjejne hir dhe te kundershtojnr fuqite e erresires.
    * Per njohjen dhe pendesen nga mekatet qe sjelin lufte, varferi dhe padrejtesi.

nje thirrje SHPRESE

Lexo Joel 2:18-22. Ne mund te jemi te zellshem per tu penduar sepse Perendia eshte xheloz per emrin dhe per njerezit e Tij. Per shkak te dashurise se Tij te madhe pendesa jone duhet te jete me kurajo dhe pa frike. Perendia yne do te merret me forcat qe kundesrshtojnr komunitetet tona. Sado I madh te jete I ligu, Perendia do te beje gjera akoma me te medha. Nje shprese e tille sjell gezim ndersa ne kthehemi me sinqeritet tek Perendia, duke e ditur qe Ai deshiron te sjelle miresi pafund ne gjithe token, duke tranformuar qytetet tona, rimekembur ekonomite tona dhe sheruar token tone.

DITA 7

E MERKURE 19 MAJ

PAJTIM

...sic jau falime fajet mekatarve tane…

    * Te thyejme zinxhiret e zemereimit, inatit dhe racizmit me qellim rregullim te mardhenieve.
    * Qe shenjat e fuqise pajtuese te Krishtit te shqafen ne mes te konflikteve duke zbuluar deshiren e Perendise per ti dhene fund lufterave.
    * Te sherohen mardheniet midis burrave dhe grave, per te sjelle pajtim ne martesa dhe per te rinovuar merdheniet e femijeve me prinderit e tyre.
    * Per ata qe vuajne ne emer te Krishtit, te durojne persekutimin ne Frymen dhe hirin e Jezusit.

DITA 8

E ENJTE 20 MAJ

DREJTO

      ...dhe mos lejo te biem ne tundim…

    * Qe te krishteret te mbushen me dashuri dhe zell per te kenaqur Perendine dhe te tregojne qe nuk preken nga materializmi dhe tundimet seksuale.
    * Qe njerezit e Perendise te vazhdojne te ecin ne driten e rrgeve te Tij dhe ne urtesi per te permbushur qellimet e Atit ne toke.
    * Qe Krishti do te udheheqe drejtuesit e biznesit, edukimit dhe qeveritaret me qellim qe mallkimi I korrupsionit te mund te mposhtet ne cdo qytet.



      Nje thirrje per te FESTUAR

Lexo Joel 2:23-27. Nese njerezit e Perendise kthehen tek Ai me gjithe zemren e tyre atehere me siguri do te duken ndryshimet dhe gezimi do te bjere ne komunitetit e tyre.

Atje ku ka pasur mallkim varferie Perendia deshiron te sjelle bollek qe shume njerez te lavderojne emrin e TIj. Ai do te veproje me miresi dhe fuqi, duke e habitur boten me shfaqjen e presences s eTij ne mes te popullit te Tij.

DITA 9

E PREMTE 21 MAJ

MPOSHT

      ...dhe na cliro nga i ligu...

    * Qe Perendia do te kontrolloje fuqite Satanike, duke zbuluar te verteten dhe cliruar shume njerez per te ndjekur Krishtin.
    * Qe njerezit do te clirohen nga idhujtaria, magjia shtypja demonike dhe depresioni.
    * Qe Krishti te thyeje fuqine e erresires qe korrupton dhe sundon bizneset, qeverite dhe qytetet.

DITA 10

E SHTUNE 22 MAJ

LAVDERO

...sepse e jotja eshte mbreteria, fuqia dhe lavdia perjete. Amen.

    * Qe shenjat e mbreterise se Perendise do te mbushin token dhe qe shume do te levizin per te festuar shpresen e ardhjes se Tij.
    * Qe fuqia e Krishtit do te shfaqet ne sherbesa perulesie dhe dhembshurie te njerezve te Tij
    * Qe Jezusi do te nderohet hapur, do te adhurohet ne menyre ekstravagante dhe do te lavderohet globalisht.

      Nje thirrje per te ZBULUAR 

Lexo Joel 2:28-32 dhe mendo se si keto premtime do te permbushen ne menyra madheshtore si kurre me pare. Kthehuni tek Zoti me pritje. Ai do te perparoje qellimet e Tij per te zbuluar shpetimin e Tij ne gjithe globin. Edhe ne keto dite te veshtira dhe tronditese Ai do te derdhe Frymen e Tij me qellim qe njerezit ne mbare boten, femije dhe pleq, te varfer dhe te pasur, burra dhe gra do te bashkohen me thirrjen e Perendise. Popujt e cdo rrace dhe nga cdo vend do te degjojne dhe do te flasin per thirrjen e Perendise. Shume do te shpetohen per lavdine e emrit te Tij.

NJE RAPORT NGA BASHKESIA E JEZUSIT, F-KRUJE - 10 Maj

Bekime!

NJE RAPORT NGA BASHKESIA E JEZUSIT, F-KRUJE (dt 10) Nje pjese te bashkepunetoreve agjeruan gjithe diten dhe takuam per lutje ne mengjes dhe mbremje.

Pervec lutjeve te sugjeruara ne faqjen e internetit u lutem sipas ketyre fjaleve dhe zbulesave qe (na duket qe) na i dha Fryma:

Bekuam Shqiperine me Shalom: Paqjen dhe mbaresine e Zotit ne cdo lloje menyre.

Falenderuam per Shqiperine dhe kombin shqiptar ne baze te Veprave 17:26: Zoti ka caktuar kete kohe dhe kufite te vecanta per kombin dhe vendin, qe ne te njihemi me Te, qe te shpetohemi.

Shpallim se kombi shqiptar do behet Populli i Zotit. Do te shpetohet.

Pame nje vegim te nje hardhi me gjethe, lule dhe kopila. Ka shume gjera te mira nga Zoti ne kete komb, por edhe kopila qe do te vjedhin fuqine e hardhise. Duke u shkulur kupilat, hardhia e mire (= kombi ne kete rast) merr fuqi dhe sjell fryt me bollek per Perendine.

Bekuam Shqiperine me frytshmeri dhe bekime nga Perendia sipas Joeli 2:25. Ka mbaruar koha e karkalecave etj.

U lutem qe cilesi te vecanta te popullit nga ana e Zotit te shpengohen per Te, si:

  • Mikepritja: Te jemi mikprites ndaj Perendise dhe prezences se Tij me mentyre maksimale: Te venmendshem ndaj Atij dhe deshirave te Tij. T'i sherbejme Atij ne te gjitha gjera me gjerat me te mira qe kemi. Te bejme cdo gje te mire per Te.
  • Besa: Te ringjallet besa ne Kishen shqiptare: Te kemi besen e Perendise. Bota do te mesoje perseri c'do te thote besa, nepermjet nesh.

U lutem per: Liri nga krenari per kombin. Paqje ne komunikimet kudo. Disiplin me bindje tek besimtaret. Shpetimin e njerezve. Ungjillin te shpallet me fuqi dhe jo vetem me fjale. Kisha te jete nenshtruar Frymes ne cdo gje Liri nga te zenurit, dhe te zgjedhim (Kisha) thellesi ne Perendine me teper se aktivitete te dukshme. Te punojme me shume duke leshuar rrenje te thelle se sa te kemi gjethe dhe dege te shumta. Kombin te lirohet nga vetekrenaria ose vetengopja ("feja e shiptareve eshte shqiptaria"), dhe te behemi nje bekim per kombet e tjere. Kishen te jete me e zjarrte ne mbrapandjekjen dhe dishepullimin e besimtareve te rinj. Kishen te pendohet nga vakesia dhe te jete e zjarrte per Zotin ne cdo gje: Zbul 3:16, Rom 12:11, Heb 12:29). Kishen per shenjterim sipas Rom 12:1-2. Kishen te kerkoje fytyren e Perendise sipas Ps 24:6.

Dag