Deprecated: Function create_function() is deprecated in /homepages/39/d252297167/htdocs/pmwiki/pmwiki.php on line 497

Deprecated: Function create_function() is deprecated in /homepages/39/d252297167/htdocs/pmwiki/pmwiki.php on line 497

Deprecated: Function create_function() is deprecated in /homepages/39/d252297167/htdocs/pmwiki/cookbook/blogit/blogit.php on line 904

Deprecated: Function create_function() is deprecated in /homepages/39/d252297167/htdocs/pmwiki/pmwiki.php on line 497

Deprecated: Function create_function() is deprecated in /homepages/39/d252297167/htdocs/pmwiki/pmwiki.php on line 497

Deprecated: Function create_function() is deprecated in /homepages/39/d252297167/htdocs/pmwiki/pmwiki.php on line 497

Deprecated: Function create_function() is deprecated in /homepages/39/d252297167/htdocs/pmwiki/pmwiki.php on line 497

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /homepages/39/d252297167/htdocs/pmwiki/pmwiki.php:497) in /homepages/39/d252297167/htdocs/pmwiki/cookbook/blogit/blogit.php on line 981

Warning: count(): Parameter must be an array or an object that implements Countable in /homepages/39/d252297167/htdocs/pmwiki/cookbook/captcha.php on line 77

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /homepages/39/d252297167/htdocs/pmwiki/pmwiki.php:497) in /homepages/39/d252297167/htdocs/pmwiki/pmwiki.php on line 1317
LUTUNI PER SHQIPERINE - Blog - Dita globale e lutjes

Dita globale e lutjes (DGL)
--Joel 2:12-13, 16

"Prandaj tani", thotë Zoti, "kthehuni tek unë me gjithë zemrën tuaj, me agjërime, me lot dhe me vajtime". Grisni zemrën tuaj dhe jo rrobat tuaja dhe kthehuni tek Zoti, Perëndia juaj, sepse ai është i mëshirshëm dhe plot dhembshuri, i ngadalshëm në zemërim dhe me shumë dashamirësi, dhe pendohet për të keqen që ka dërguar…….Mblidhni popullin, shenjtëroni kuvendin, mblidhni pleqtë, mblidhni fëmijët dhe foshnjat e gjirit. Të dalë dhëndrri nga dhoma e tij dhe nusja nga dhoma e saj e nusërisë.

Qellimi kryesor i DGL-ës është për të pasur një proces pendesë dhe lutjeje dhe që ne t'i kërkojmë Perëndisë:

  • Të na i falë mëkatet tona
  • për restaurimin e kishës.
  • për shërimin e kombeve.

Gjithë komunitetet inkurajohen të qëndrojnë para Zotit dhe të bashkohen në lutje pendesë për një ditë në vit. Ne lutemi bazuar mbi dy vargje:
2 Kronikave 7:14 - në qoftë se populli im, i cili thirret me emrin tim, përulet, lutet, kërkon fytyrën time dhe kthehet prapa nga rrugët e këqija, unë do ta dëgjoj nga qielli, do t`i fal mëkatin e tij dhe do ta shëroj vendin e tij.

Habakuk 2:14 - Sepse dheu do të mbushet me diturinë e lavdisë së Zotit, ashtu si ujërat mbushin detin.

Lutja per Botën

Për të inkurajuar unitetin në lutje, ju lutem të mos bëni ndryshime në Lutjen për Botën.

Një Lutje Për Botën

..ata me një mëndje e ngritën zërin tek Perëndia - Vep 4:24

Zot i madhërishëm Atë, Bir dhe Shpirti i Shenjtë

Së bashku me gjithë besimtarët në të gjithë botën
Në mblidhemi sot për të lavdëruar emrin Tënd.
Ti je krijuesi i qiellit dhe tokës.
Askush nuk është si ty, i shenjtë dhe i drejtë në të gjitha rrugët e Tua.
Në përulemi para autoritetit Tënd si Mbreti i universit.
Në lutemi njëzëri për të vëndosur fronin Tënd në zemrat tona
Dhe që ne të nderojmë Ty para njerëzve.
----

Zoti Perëndi, vetëm Ti je i denjë për adhurimin dhe lavdërimin

Ati ynë në qiell

Faleminderit që e deshe botën kaq shumë
Sa dhe Birin Tënd të vetëm, Jezus Krishtin
Për të vdekur për mëkatet tona
Në mënyrë që ne të pajtoheshim me Ty.
Ne me mirënjohje të thërrasim Ty, Atë, dhe jemi mirënjohës që na quan fëmijët e Tu.
Asgjë nuk mund të na ndajë nga dashuria Jote.
Faleminderit Ati ynë që na adoptove në familjen Tënde për shkak të Jezus Krishtit, Shpëtimtarit tonë.

Zot Jezus Krisht, Vetëm Ti je i denjë të hapësh rrotullën e historisë,
Sepse Ti u there dhe na bleve tek Ati me gjakun Tënd.
Në rrëfejmë se Ti je Kreu i Kishës
Dhe Zot i qiellit dhe i tokës.
Ardhshin tek Ti njerëz nga çdo komb, gjuhë dhe fis
Në mënyrë që bekimi Yt të sjellë transformim midis të gjithë popujve.
Mbretëria Jote u themeloftë në çdo komb në tërë botën
Në mënyrë që qeveritarët të sundojnë me drejtësi.
U lartësoftë Emri Yt nga lindja e diellit deri në perëndimin e tij.

Jezus Krisht, Ti je Shpëtimtari i botës dhe Zoti mbi gjithçka.

... ata unanimisht e ngritën zërin te Perëndia... Veprat 4:24 (LIM)

%25center%25Ati i Mëshirës dhe Hirit.

Ne pranojmë se kemi mëkatuar
>Dhe se bota ku jetojmë është nën pushtetin e mëkatit.
Zemrat jona vajtojnë për shkak të padrejtësive, urrejtjes dhe dhunës.
Jemi të turpëruar nga tirania, racizmi dhe derdhja e gjakut në vendet tona
Ne vajtojmë për jetët e humbura në luftra, vrasje dhe terrorrizëm. Familjet po shkatërrohen dhe kishat po ndahen për shkakë të rrebelimit dhe krenarisë Jetët tona janë ndotur nga egoizmi, lakmia, idhujtaria dhe mekati seksual. Kemi trishtuar zemrën Tënde dhe i kemi sjell turp Emrit Tënd. Ki mëshirë për ne kur pendohemu me gjithë zemër.

Zoti i mëshirës, fali mëkatet tona, Hidhë mëshirën Tënde dhe shëro vendinë tonë

%25center%25Shpirt i Zotit të Gjallë

Pa Ty ne nuk mund të bëjmë asnjë gjë Trasformo kishën Tënde në imazhin e Jezu Krishtit. Cliro fuqinë Tënde për të sjell shërim të sëmurëve Liri të shtypurve dhe ngushëllim atyre që vajtojnë.

Hidh dashurinë Tënde në zemrat tona dhe na mbushë me dhembëshuri Për të dëgjuar thirrjen e të uriturit dhe të pastrehit. Të jetimit , vejave dhe të moshuarve për të cilët Ti kujdesesh Na jep urtësi dhe njohuri për gjërat komplekse me të cilat përballemi sot Na ndihmo që t’i përdorim burimet që kemi me urtësi dhe për të mirën e të gjithve.

Shpirt i Shenjtë, kemi nevoj për ngushëllimin dhe drejtimin Tënd. Trasformo zemrat tona.

Zot Jezus Krisht, Për shkak se Ti vdiqe, u ringjalle dhe Ati të ka dhënë Emrin mbi Emra, Ti mboshtë të gjitha fuqitë e të ligut. Rrëzo pengesat dhe ideologjitë që i rezistojnë njohjes Tënde Hiq velin e errësirës që ka mbuluar njerëzit Kufizo të ligun që nxitë dhunë dhe vdekje Sill clirim ndaj pushtimeve demonike Thyej skllavërin, pushtimin dhe sëmundjet Na mbush me kurajo për të shpallur Fjalën Tënde Dhe që të ndërhyjmë për të humburit në mënyrë besnike.

Zot i Fuqishëm , na cliro nga i ligu. Mbret i Lavdisë, Eja dhe mbaro punën në qytetet tona, njerëzit tanë dhe kombin tonë. Në ngremë zërin tonë në unitet së bashku me besimtarët nga Afrika, Asia, nga Lindja e Mesme, Evropa, Amerika e Veriut dhe Jugut, nga Australia dhe ishujtë e Paqësorit, dhe së bashku thërrasim

O porta, coni kokat tuaja: hapuni krejt o porta të përjetshme dhe Mbreti i Lavdisë do të hyjë.

Kur veprat e Tua do të shtohen nëpër botë Kur Ti do bekosh kombet, Ata do të kërkojnë dhe do të pyesin

“ Kush është mbreti i Lavdisë?”

Atëherë ne së bashku do tu përgjigjemi:

Ai është Mbreti i Lavdisë, Zoti i Ushtrive. Bekuar kush vjenë në emër të Zotit. Eja dhe mbushe tokën me lavdinë Tënde ashtu si ujrat mbushin detet Dhe Fryma dhe Nusja thonë EJA

Amen! Eja Zoti Jezus._

Komente

  1. Nga leri, më May 16, 2010, at 02:38 AM Jemi tifoz për një pjesëmarrje masive midis kishave dhe besimtarëve Shqiptar anëmbanë botës! Në një blog tjetër në lutje.com (Blog.Burime-Per-Diten-Globale-Shqip), jemi duke lënë burime të tjera për të ndihmuar me këtë kujtim, p.sh., ppt për përdorim nëpër takime, etj. Bekime! Leri

Shkruaj një koment

Cdo koment duhet aprovuar para se të shihet


Emri (e detyruar):

E-mail (e detyruar, nuk do të botohet):

Websajt-i:


Shtyp tekstin